Një i lënduar në aksidentin mes veturës dhe motoçikletës në “Muharrem Fejza” të Prishtinës

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur midis një veture dhe një motoçiklete të martën në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana, ka thënë se i lënduari ka pranuar trajtim mjekësor.

Aksidenti, sipas tij, ka ndodhur rreth orës 10:00 në rrugën “Muharrem Fejza”.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret trafiku i kryeqytetit”, ka thënë ai.