Rrahje në Veternik, dy persona marrin trajtim mjekësor

Sot rreth orës 20:00 në lagjen Veternik të Prishtinës ka ndodhur një përleshje fizike mes dy personave.

Rastin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana.

Siç tha Pllana, të përfshirët në rast kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 20:00 në Veternik dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Sipas informatave fillestare, të dy personat kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin, veprimet dhe procedurat e mëtejme janë duke u zhvilluar nga njësitet relevante”, tha ai.