Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, rrëfeu momentin kur gjatë luftimeve e mori lajmin për rënien e heroit Shkëlzen Haradinaj.
Ai tha në “Kanal 10” se e informoi komandanti Ramush Haradinaj, që tha se e informoi përmes telefonit satelitor.
“E morëm vesh edhe unë e thirra në telefon satelitor Ramushin edhe i thashë ‘dëgjova që Shkëlzeni ka ra’…Po tha, ka rënë, na u ka vra një luftëtar i mirë. Më tha ngushëllime. Unë i thashë ngushëllime edhe ty për vëlla. Ramushi më tha jemi kah fundi i luftës…”, ka deklaruar bartësi i listës së AAK-së për zgjedhjet e 7 qershorit.









