Pavarësisht rëndësisë së tij të jashtëzakonshme në fushë, ku mund të mbulojë më së miri disa pozicione, Federico Valverde jo më që nuk është i “paprekshëm” te Real Madrid, por me shumë mundësi do të alrgohet në verë.
E gjitha kjo ka ardhur për shkak të sherrit të bujshëm mes tij dhe Auralien Tchouameni dhe për klubin madrilen konsiderohen të dy si fajtor. Duke dashur të përfitojë nga kjo situatë, është klubi i Chelsea-s që ka shfaqur interes konkret për Valverde dhe sipas disa burimeve mediatike nga Spanja, klubi londinez është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro për shërbimet e mesfushorit urugajan.
Interesi i Chelsea-s nuk është surprizë duke ditur politikën e tyre të transferimeve. Klubi londinez ka kërkuar prej kohësh mesfushorë fizikë me përvojë dhe qëndrueshmëri në nivelin më të lartë dhe Valverde duket si profili ideal për të marrë “çelësat” e mesit të fushës.
The post Valverde nuk gëzon më si më parë respektin në klub, vjen oferta e parë: 100 milionë euro për uruguajanin appeared first on Telesport.









