Plani i rritjes: Kosova rrezikon humbjen e 65 milionë eurove (VIDEO)

Mbi 800 milionë euro sa do t’i merrte nga Plani i Rritjes, Kosovës i kanoset humbja e 7.7% të shumës totale, ose rreth 65 milionë euro.

E periudha për mos humbjen e tyre përfundon hiç me pak se me 30 qershor të këtij viti, raporton Klan Kosova.

Krejt kjo po ndodh si rezultat i dështimit të qeverisë për të ndërmarrë reformat e nevojshme.

Veç humbjeve financiare, konsiderohet se edhe dëmet ekonomike janë të paevitueshme.

“Vetë shteti nuk po është korrekt karshi bizneseve ekonomisë. Ne nuk e kemi komditetin të humbim mjete të vazhdueshme kështu duke u bërë vend jo serioz karshi institucioneve ndërkombëtare në këtë rast dhe në rastin e tanishëm karshi be edhe ashtu ekonomia jonë ka nevojë për të hyra”, ka thënë Kushtrim Ahmeti nga DhTI.

Komisioni Evropian kishte theksuar në disa raste se përfitimet nga ky mekanizëm varen nga formimi i institucioneve të reja, ndërkohë që Kosova aktualisht ndodhet me qeveri në detyrë.