Abdixhiku: Jemi bërë bashkë që Kosova të mos jetojë më në tension e konflikt, por me shpresë, punë dhe të bashkuar

“Qytetarët e Kosovës nuk kanë më nevojë për edhe një betejë politike pa fund. Nuk kanë më nevojë për njerëz që jetojnë nga kriza, nga tensioni e nga përçarja”, deklaroi i pari i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe kandidati për Kryeministër.

Prandaj sipas tij është bërë ky bashkim që Kosova të mos jetojë më në tension e konflikt, por me shpresë punë dhe të bashkuar.

“Unë besoj thellë se populli i Kosovës është gati për këtë moment. Gati për një frymë tjetër. Gati për një politikë tjetër. Gati për një Republikë që ecën përpara me dinjitet, me besim dhe me shpresë”, u shpreh Abdixhiku.

Tutje ai u shpreh i bindur se bashkë mund t’ia kthejnë Kosovës ndjenjën e sigurisë. Ndjenjën se shteti ka njerëz që mendojnë për të nesërmen, e jo vetëm për veten.