“Të bindur në fitore”, simpatizantët e LDK-së entuziastë pas bashkimit Osmani-Abdixhiku (VIDEO)

Numër i madh i simpatizantëve janë mbledhur për “tubimin e bashkimit” të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Disa qytetarë, për Klan Kosova thanë se nga bashkimi i Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit, presin fitore të madhe në zgjedhjet e 7 qershorit, transmeton Klankosova.tv.

“Ma merr mendja që kemi për të shkuar 42% tash, me bashkëngjitjen e Osmanit, tash krejt janë bashkë, dhe do të bashkohen edhe shumë të tjerë”, u shpreh një qytetar.

“75%, me bindje të plotë. Krejt këta tjerët te shtëpia, fshisë”, tha një tjetër për gazetaren e Klan Kosovës, Vesa Hoda.