Ish-deputeti i LDK-së, Armend Zemaj është deklaruar pak para nisjes së tubimit të bashkimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Për Klan Kosova, ai tha se nga ky bashkim pret vetëm fitore e suksese, transmeton Klankosova.tv.
“Veç fitore, fitore, suksese, dhe të gjitha të mirat për Republikën e Kosovës, për LDK-në po ashtu”, u shpreh ai.
Sonte, Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani do të paraqiten për herë të parë, duke i prirë Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit.









