Ish-deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka njoftuar se në zgjedhjet e 7 qershorit nuk do të jetë në listën e kandidatëve për deputet të Republikës së Kosovës.
Përmes një njoftimi në Facebook, Tahiri tha se do të jetë pranë kryetarit të PDK-së, Bedri Hamzës, duke mbështetur partinë, transmeton Klankosova.tv.
“Do të jem pranë Kryeministrit Bedri Hamza, duke mbështetur Partinë Demokratike të Kosovës për të arritur fitoren e merituar, një fitore që do ta çojë Kosovën përpara në rrugën e saj euroatlantike dhe do të forcojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian”.
“Shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj çdo votuesi dhe përkrahësi të Partisë Demokratike të Kosovës për besimin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme. Përkushtimi im ndaj vlerave demokratike dhe përmirësimit të shoqërisë vazhdon, edhe pa qenë pjesë e listës zgjedhore. Faleminderit nga zemra për çdo mbështetje dhe besim!”, ka shkruar ai.









