LDK mblidhet në tubimin e “bashkimit”, pjesëmarrje e madhe e qytetarëve (VIDEO)

Figura drejtuese, ish-anëtarë të Kuvendit dhe një numër i madh simpatizantësh janë mbledhur në tubimin e bashkimit të organizuar nga Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe nga e  propozuara e këtij subjekti për presidente, Vjosa Osmani.

Gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Hoda, po e përcjell nga afër tubimin, duke bërë të ditur se dy liderët ende nuk kanë arritur në vendngjarje.

Ndërkohë, në tubim mungojnë edhe ish-deputetët Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti, të cilët nuk ishin të pranishëm as në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie./Klankosova.tv