Manchester City është rikthyer te fitorja pas barazimit të fundit dramatik 3-3 ndaj Everton. Sot, “Qytetarët” kanë bërë më së miri detyrën duke fituar në “Etihad” 3-0 ndaj Brentford, në sfidën e vlefshme për javën e 36-të në Premier League.
Duhet thënë se ekipi i Guardiolës vuajti shumë për të gjetur golin e avantazhit deri në minutën e 62-të, ku ishte Jeremie Doku i cili shënoi një gol tejet të bukur me një goditje të fuqishme brenda zonës.
Në minutën e 75-të, ishte Erling Haaland i cili shënoi golin e sigurisë për vendasit. Norvegjezi gjendej në kohën dhe vendin e duhur për të shtyrë në rrjetë topin e futur në zonë nga Antoine Semenyo.
Në minutat shtesë, Omar Marmoush shënoi golin e tretë për City-n. Pas kësaj fitoreje, Man. City mban vendin e dytë me 74 pikë, dy pikë më pak se Arsenal i vendit të parë. Të dy ekipet kanë edhe nga 3 ndeshje për të luajtur. Arsenal luan nesër në transfertë ndaj West Ham.
The post Man. City rikthehet te fitorja dhe nuk dorëzohet për vendin e parë (video) appeared first on Telesport.









