Rrustem Mustafa ‘Remi’ rikthehet në PDK

Rrustem Mustafa, i njohur si komandant Remi, pritet të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Burime të Gazetës Express kanë konfirmuar se marrëveshja mes Remit dhe PDK-së është finalizuar me sukses dhe se emri i tij do të përfshihet në listën zgjedhore të partisë për zgjedhjet e 7 qeshorit.

Rrustem Mustafa ka shërbyer edhe më herët si deputet i PDK-së në dy legjislatura, ndërsa gjatë luftës çlirimtare ka qenë komandant i Zonës Operative të Llapit.