Zëdhënësja e “KRU Prishtina”, Arjeta Mjeku pohon se konsumatorët nga plot tetë komuna u kanë borxh në vlerë prej 45 milionë eurosh.
Ajo tha se kjo gjë është alarmante, andaj kërkoi drejtësi dhe veprim.
“Po, 45 milionë euro është borxhi total i konsumatorëve ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit. Ky borxh është gjithsej nga tetë komuna të cilat ne i menaxhojmë, pra 40 për qind e territorit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mjeku në Klan Kosova.
“Këto përbëjnë alarm që kërkojnë ndërgjegje, drejtësi dhe veprim”.









