Në fshatin Junakë, në komunën e Zubin Potokut, është sekuestruar mall për të cilin dyshohet se është kontrabanduar.
Për këtë rast raportoi sot në mëngjes Policia e Kosovës, transmeton Paparaci.
Incidenti është regjistruar mbrëmë, më 7 maj, rreth orës 19:10.
Siç thuhet, njësitë policore në këtë fshat kanë ndaluar një automjet me targa serbe, të cilin e drejtonte një person nga Kosova.
Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur mall, të cilin ai e transportonte pa dokumentacionin përkatës.
Pas intervistimit, personi është liruar, ndërsa malli i është dorëzuar doganës.
Është hapur rasti “Kontrabandë me mallra”./Paparaci.com









