Perez i soset durimi me problemet e fundit, 100 milionë euro për të sjellë një mbrojtës elitar

Pas dështimit të plotë për të fituar trofe këtë sezon, Real Madrid pritet të bëjë shumë ndryshime në verë. Reparti që ka çaluar më shumë këtë sezon është mbrojtja. Përforcimet e bëra vitin e kaluar për këtë repart nuk sollën rezultatet që priteshin.

Për këtë arsye, Florentino Perez ka vendosur ta marrë vetë situatën në duar dhe ka piketuar përforcimin e duhur që i duhet Real Madridit. për të mbyllur njëherë e mirë problemet në mbrojtje. Dëshira e madhe e Perez është Josko Gvardiol, qendërmbrojtësi i Manchester City, i cili është në kulmin e karrierës.

Kontrata aktuale e 24-vjeçarit me “Qytetarët” skadon në viotin 2028, por drejtuesit e City-t po punojnë për një rinovim të ri deri në vitin 2033. Megjithatë, interesi i Real Madridit mund të ndryshojë situatën. Sipas medieve spanjolle, Perez është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro për të sjellë në Madrid kroatin Josko Gvardiol.

The post Perez i soset durimi me problemet e fundit, 100 milionë euro për të sjellë një mbrojtës elitar appeared first on Telesport.