Aida Dërguti i bashkohet PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka bërë të ditur aderimin e Aida Dërgutit në këtë parti.

Ai ka publikuar në rrjetin social Facebook, takimin e tij me Dërgutin për të cilën ka theksuar se Aida Dërguti është një aktiviste e dalluar dhe qytetare e përgjegjshme, para se të jetë politikane.

Në vazhdim po e publikojmë postimin e plotë të Hamzës.

Sot e mirëprita në Partinë Demokratike të Kosovës, Aida Dërgutin, një aktiviste të dalluar dhe qytetare të përgjegjshme, para se të jetë politikane. Një zonjë që, për dekada me radhë, ka pasur vetëm një qëllim: t’i shërbejë Kosovës, në çfarëdo kapaciteti që i është besuar.

Për Aidën, siç e dinë të gjithë, drejtësia është mbi të gjitha detyrë. Dhe, në këtë mision, do të punojmë bashkë.

Mirë se erdhe në PDK, Aida!/Paparaci.com