Mirupafshim Juventus. Kalulu drejt Premier League, në garë tre klube. Ja çmimi i vendosur nga bardhezinjtë

Pavarësisht se është nën kontratë deri në vitin 2029 dhe formës së mirë të treguar këtë sezon, Pierre Kalulu do të largohet nga Juventus gjatë verës.

Caught Offside zbulon se për qendërmbrojtësin francez ka interes konkret nga tre klube në Premier League: Manchester United, Liverpool dhe Aston Villa.

Largimi i Kalulu nga Juventus nuk do të jetë edhe aq i lehtë, duke ditur rëndësinë e madhe që ka francezi për bardhezinjtë dhe rolin protagonist që ka pasur këtë sezon. Sipas raportimit në fjalë, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë bërë me dije se Kalulu do të largohet vetëm për një ofertë mbi 40 milionë euro.

The post Mirupafshim Juventus. Kalulu drejt Premier League, në garë tre klube. Ja çmimi i vendosur nga bardhezinjtë appeared first on Telesport.