Agjencia Kosovare e Bizneseve (AKB) ka reaguar për siç ka thënë situatën e krijuar në pikën kufitare Morinë, ku disa ngarkesa me produkte ushqimore po mbahen të bllokuara për një periudhë të gjatë dhe të pajustifikueshme.
Përmes, një komunikate për media AKB thotë se sipas të dhënave zyrtare, kompania AGS shpk (Shqipëri) ka aktualisht 5 kamionë të ndaluar me produkte UHT, të destinuara për tregun e Kosovës përmes kompanive:Albi Commerce (UHT Grata),Liridoni Distribution (UHT Cremosos),Dualos (UHT Dua Barista)
Sipas AKB-së, ndalimi i këtyre ngarkesave ka filluar që nga data 20 prill 2026, me arsyetim kryerjen e analizave fiziko-kimike dhe verifikimin e përputhshmërisë me etiketimin.
AKB thekson se afatet standarde për analiza të tilla janë rreth 5 ditë pune, dhe tejkalimi i tyre përbën mungesë të theksuar të efikasitetit dhe transparencës institucionale.
Sipas AKB-së, kjo nuk është thjeshtë kontroll, por është barrierë.
Komunikata e plotë:
BLLOKADAT NË MORINË- QYETETARËT PO PAGUAN ÇMIM TË LARTË
AKB: VONESAT NË MORINË PO SHNDËRROHEN NË BARRIERË TREGTARE DHE PO RRISIN ÇMIMET E PRODUKTEVE DHE TRANSPORTIT
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), duke u bazuar në ankesën zyrtare të pranuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, shpreh shqetësim të thellë për situatën e krijuar në pikën kufitare Morinë, ku disa ngarkesa me produkte ushqimore po mbahen të bllokuara për një periudhë të gjatë dhe të pajustifikueshme.
Sipas të dhënave zyrtare, kompania AGS shpk (Shqipëri) ka aktualisht 5 kamionë të ndaluar me produkte UHT, të destinuara për tregun e Kosovës përmes kompanive:Albi Commerce (UHT Grata),Liridoni Distribution (UHT Cremosos),Dualos (UHT Dua Barista)
Ndalimi i këtyre ngarkesave ka filluar që nga data 20 prill 2026, me arsyetim kryerjen e analizave fiziko-kimike dhe verifikimin e përputhshmërisë me etiketimin.
Megjithatë, deri më sot koha e pritjes ka arritur deri në 15 ditë, nuk ka rezultate përfundimtare zyrtare dhe nuk ka asnjë sqarim institucional për vonesat
AKB thekson se afatet standarde për analiza të tilla janë rreth 5 ditë pune, dhe tejkalimi i tyre përbën mungesë të theksuar të efikasitetit dhe transparencës institucionale.
KJO NUK ËSHTË THJESHT KONTROLL – ËSHTË BARRIERË
AKB vlerëson se, në mungesë të çdo indikacioni për rrezik mikrobiologjik apo toksikologjik, ndalimi i zgjatur i produkteve UHT është joproporcional dhe po shndërrohet në një barrierë tregtare të panevojshme. Kjo situatë po prodhon pasoja ekonomike të drejtpërdrejta: Rritje të kostove për bizneset; Shpenzime të larta për mirëmbajtjen e kamionëve frigoriferikë (24/7);Rrezik për dëmtim të produkteve;Vonesa në furnizim të tregut;Rritje të çmimeve për konsumatorët.
AKB thekson se kostoja e kësaj bllokade po transferohet drejtpërdrejt te qytetari i Kosovës, mbështet fuqishëm kontrollin e cilësisë dhe sigurinë ushqimore, nuk është kundër analizave laboratorike dhe standardeve, por kundërshton vonesat e pajustifikueshme që po e rritë koston e produktive si dhe bllokadat burokratike dhe mungesën e transparencës .
AKB kërkon nga Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë:Publikimin urgjent të rezultateve të analizave,lirimin e menjëhershëm të ngarkesave në mungesë të rrezikut të provuar, sqarim zyrtar për vonesat dhe përgjegjësit institucionalesi, vendosjen e një afati maksimal prej 24–48 orësh për kontrollin e produkteve të ndjeshme,rritjen e kapaciteteve laboratorike dhe inspektuese,trajtim prioritar për produktet me zinxhir të ftohtë si dhe lehtësim të procedurave për mallrat nga Shqipëria, në frymën e bashkëpunimit ekonomik sipas shumë marrëveshjeve që jane nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë.
AKB paralajmëron se vazhdimi i kësaj situate rrezikon dëmtimin e bashkëpunimit ekonomik Kosovë–Shqipëri si treg Kombëtar dhe Vendor dhe kjo shkakton rritjen e mëtejshme të çmimeve si dhe dobësimin e konkurrueshmërisë së tregut.
Nëse analizat zgjasin 15 ditë pa përgjigje, atëherë kemi të bëjmë me një problem serioz institucional dhe jo me mbrojtje të konsumatorit.








