Van Basten godet Italinë: Shumë pronarë të huaj, klubet kanë humbur identitetin

Legjenda e Milanit, Marco van Basten, ka ngritur shqetësimin për drejtimin e Serie A, duke kritikuar ndikimin e pronarëve të huaj të klubeve.

“Ka shumë pronarë të huaj në Itali, që nuk kanë lidhje me historinë e klubeve dhe as nuk interesohen për të. Është për të ardhur keq. Duhet që futbolli italian të rikthehet në duart e italianëve për t’u kthyer në majat e Europës”, – u shpreh ai.

Van Basten kritikoi edhe ish-klubin e tij: “Milani nuk është më ai që ishte. Shpresoj të rikthehet, sepse sot Interi dominon në Itali dhe kjo nuk më pëlqen”.

Në fund, ai u ndal te kombëtarja e Italisë: “Sot mungojnë yjet. Italia gjithmonë kishte një portier, mbrojtës, mesfushor dhe sulmues të madh. Tani është e vështirë t’i gjesh”.

Për Botërorin, ai deklaroi se do të mbështesë Holandën, por edhe Brazilin e Carlo Ancelottit.

 

The post Van Basten godet Italinë: Shumë pronarë të huaj, klubet kanë humbur identitetin appeared first on Telesport.