Pasi ka mbyllur sezonin me Barcelonën, për shkak dëmtimi, sulmuesi Lamine Yamal vazhdon të punojë me një qëllim të qartë dhe të panegociueshëm: të arrijë në Kupën e Botës në gjendjen më të mirë të mundshme.
Ai po përshpejton rikuperimin e tij në mënyrë që të mos humbasë turneun, duke veshur fanellën e Spanjës. Talenti i klubi “blaugrana” e përfundoi sezonin e tij me Barçën për shkak të një dëmtimi në kofshën e majtë, më 22 prill.
Klubi katalanas kishte sqaruar në një deklaratë mjekësore se lojtari nuk do të kthehej në La Liga, por se rikuperimi i tij ishte i orientuar drejt botërorit. Dhe pas dy javësh, ndjesitë janë pozitive. Procesi i rehabilitimit po ecën pa probleme dhe sipas programit të përcaktuar nga stafi mjekësor.
Yamal po ndjek një program rigoroz të koordinuar nga mjekët, fizioterapistët dhe trajnerët e klubit, me mbikëqyrje të vazhdueshme nga stafi i Federatës Spanjolle. Lojtari është në kontakt të drejtpërdrejtë me stafin e Luis de la Fuente dhe Hansi Flick, duke konfirmuar vëmendjen maksimale që po i kushtohet rikuperimit të tij.
19-vjeçari ka treguar shenja inkurajuese në mediat sociale, duke postuar imazhe të stërvitjeve të tij në palestrën e Ciutat Esportiva, ku ai alternon ushtrimet e çiklizmit me seancat e tij të para të lehta në fushë. Në një mesazh të publikuar ditët e fundit, vetë Yamal ndau ndjenjat e tij.
“Të qëndroj jashtë kur doja të ndihmoja ekipin më dhemb më shumë, por do të kthehem më i fortë“. Këto fjalë tani konfirmohen nga faktet, me lojtarin gjithnjë e më afër një rikuperimi të plotë dhe të vendosur të mos humbasë ngjarjen e tij të parë të madhe të Kupës së Botës.
The post Te Spanja nisin të buzëqeshin, rikuperimi i Yamal po ecën pa probleme, nis stërvitjen në palestër appeared first on Telesport.








