Persona të panjohur mes datave 3 dhe 4 maj kanë kryer vjedhje brenda një objekti përcjellës në Rahovec.
Sipas policisë, të dyshuarit nga aty kanë vjedhur një kositëse bari dhe lëndë djegëse.
Njësitet policore janë duke e hetuar rasti.
“Rahovec / 03-04.05.2026. Më 04.05.2026 është raportuar se gjatë kohës së cekur, persona të panjohur kanë depërtuar përmes dritares në një objekt përcjellës dhe nga aty kanë vjedhur një kositëse bari dhe lëndë djegëse. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e PK-së.









