Paralajmëron Policia: Kujdes nga mesazhet e rreme, po përdoren për të zbrazur xhirollogaritë bankare

Drejtoria rajonale e policisë në Prizren informon qytetarët lidhur me një dukuri shqetësuese që është duke u shfaqur në zonën e përgjegjësisë, e cila paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë financiare të qytetarëve.

Konkretisht, qytetarë të ndryshëm kanë pranuar mesazhe telefonike të rreme, përmes të cilave njoftohen se xhirollogaritë e tyre bankare do të bllokohen nëse nuk ndërmarrin veprime të menjëhershme.

Në këto mesazhe përfshihet një lidhje (link) e dyshuar, ku kërkohet nga qytetarët të fusin të dhënat e tyre personale dhe bankare. Pas futjes së këtyre të dhënave, persona të paautorizuar arrijnë të kenë qasje në llogaritë bankare të viktimave dhe përfitojnë mjete financiare në mënyrë të kundërligjshme, konkretisht xhirollogaria e tyre zbrazet.

Këshilla për qytetarët:

Mos hapni linqe të dyshimta

Mos klikoni në lidhje (linqe) të panjohura të pranuara përmes SMS-ve apo aplikacioneve.

Mbroni të dhënat personale

Mos ndani fjalëkalime, kode apo informata personale në platforma të pasigurta.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e qytetarëve dhe luftimin e veprimeve të kundërligjshme.