Perparim Rama shkarkon Sokol Havolli, emërohet Zyhrije Pllana

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka vijuar me ndryshime në strukturat drejtuese komunale, duke konfirmuar ristrukturimin e paralajmëruar në disa drejtori.

Në vazhdën e këtyre lëvizjeve, Komuna e Prishtinës ka njoftuar edhe një emërim të ri në një pozitë kyçe.

Zyhrije Pllana është emëruar Drejtoreshë e Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, duke marrë përsipër drejtimin e projekteve zhvillimore në kryeqytet, në një moment kur administrata komunale po kalon nëpër ndryshime të vazhdueshme kadrovike.

Ndërkohë, ish-drejtori Sokol Havolli është falënderuar për punën dhe angazhimin e tij gjatë ushtrimit të kësaj detyre, në një rikonfigurim që po shihet si pjesë e “fshesës” së ndryshimeve në komunë.

Burime pranë institucioneve komunale bëjnë të ditur se këto nuk pritet të jenë lëvizjet e fundit, pasi në ditët në vijim mund të ketë edhe ndryshime të tjera në drejtori, duke thelluar më tej ristrukturimin e brendshëm.