Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, Skënder Hita, ka larguar nga detyra drejtorin e Policisë së Durrësit, Afrim Tafën.
Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, të pezulluar nga puna janë edhe Zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike të DVP Durrës dhe Shefi i Sektorit të Policisë Rrugore të Durrës.
“Menjëherë pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi Drejtorinë e Policisë Rrugore për të ngritur një grup ekspertësh të cilët shkuan në vendngjarje për të analizuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit,” thuhet në njoftim.
Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për të vlerësuar nëse ka apo jo përgjegjësi në radhët e punonjësve të Policisë, për këtë rast.
Në krye të Policisë së Durrësit është emëruar me urdhër të Hitës, Ervin Hodaj.









