Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Fabio Capello foli për titullin e fituar nga Interi: “Për mua ishte e vetmja skuadër që në fillim të sezonit, në letër, mund ta rivalizonte Napolin”.
Ai theksoi se Conte pati probleme me dëmtimet, por nuk duhen harruar as ato të Interit dhe të trajnerit Chivu: “Sidomos mungesa e Calhanoglu dhe dëmtimi i gjatë i Dumfries, u ndje shumë mungesa e tij në krah. Pavarësisht kësaj, Interi tregoi cilësi dhe forcë më të madhe se kundërshtarët në planin afatgjatë”.
Capello vlerësoi maksimalisht Chivu: “Dukej si situata kur unë mora Milanin. Ai ka bërë të njëjtën gjë, një punë të madhe psikologjike. Duhej të largonte disa ‘fantazma’ dhe ia doli”.
Për liderin e skuadrës nuk kishte dyshime: “Kapiteni Lautaro. Ai ka qenë kapiten i vërtetë në fushë dhe në dhomën e zhveshjes. Gjithmonë me grintë, duke motivuar të tjerët edhe kur ishte i dëmtuar. Ka shkuar përtej golave, ka dhënë shembullin gjithmonë”.
The post Capello: Interi, i vetmi ekip që mund ta rivalizonte Napolin. Chivu si unë te Milani appeared first on Telesport.









