Nesër hapet Gjykata Administrative, hap i ri për drejtësinë

Nesër pritet të bëhet hapja zyrtare e Gjykatës Administrative, një institucion i rëndësishëm për forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e efikasitetit në trajtimin e çështjeve administrative në vend.

Themelimi i kësaj gjykate konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt avancimit të sistemit gjyqësor, duke synuar trajtimin më të shpejtë dhe më profesional të kontesteve ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve publike.

Parashihet që numri i gjyqtarëve të tejkalojë numrin prej 20 gjyqtarë.

Kjo Gjykatë do të jetë me seli në Prishtinë, e cila do të ketë dy shkallshmëri.

Ajo do të jetë kompetente për shqyrtimin dhe vendosjen e të gjitha konflikteve administrative, përfshirë edhe kontestet që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës në sektorin publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi.