Drejtuesit e lartë zikaltër paralajmërojnë Barcelonën: Duam ta mbajmë Bastonin

Interi, kampion i ri i Italisë me titullin e 21-të në histori, i dytin për nga numri pas Juventusit (36), siguroi “scudetto”-n pas fitores ndaj Parmës. Skuadra e Cristian Chivu, që zëvendësoi Simone Inzaghin në qershor 2025, mund të shtojë edhe një trofe tjetër, pasi më 13 maj luan finalen e Kupës së Italisë ndaj Lazios.

Pas festimeve, drejtori sportiv Piero Ausilio foli për projektin e klubit dhe merkatos. I pyetur për Alessandro Bastonin, i kërkuar nga Barça, ai ishte i prerë: “Nuk kemi marrë asnjë ofertë për Bastonin. Është një lojtar shumë i rëndësishëm për Interin dhe Italinë. Një lojtar i fortë, i jashtëzakonshëm dhe duam ta mbajmë”.

Bastonit i skadon kontrata në qershor 2028 dhe klubi zikaltër synon rinovimin e tij. Presidenti Giuseppe Marotta theksoi gjithashtu strategjinë e klubit: “Duam një bazë të fortë lojtarësh italianë dhe talentet më të mira italiane. Bastoni është një siguri”. Interi konfirmon kështu qartë synimin; mbajtjen e mbrojtësit pavarësisht interesit të Barcelonës.

 

The post Drejtuesit e lartë zikaltër paralajmërojnë Barcelonën: Duam ta mbajmë Bastonin appeared first on Telesport.