Një incident është regjistruar në seancën stërvitore të Santos, ku Neymar është përfshirë në një përplasje me talentin e ri Robinho Jr. Sipas raportimeve, Neymar është irrituar pasi u driblua nga lojtari i ri dhe i ka kërkuar atij të “mos e teprojë”, por situata ka degraduar në një debat të ashpër. Ngjarja ka përfshirë shtyrje dhe kontakt fizik, ndërsa thuhet se Neymar e ka penguar edhe Robinho Jr. gjatë përplasjes.
As klubi i Santos dhe as përfaqësuesit e lojtarëve nuk kanë dhënë deklarata zyrtare, ndërsa nga kampi i Neymar është thënë se nuk kanë dijeni për incidentin. Më pas, situata është qetësuar, Neymar i ka kërkuar falje lojtarit të ri direkt në stërvitje.
Të dy lojtarët kishin marrë pjesë në një seancë të atyre që nuk luajtën në ndeshjen e fundit të Santos. Trajneri Cuca ka konfirmuar gjithashtu se Neymar do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës në “Copa Sudamericana”.
The post Sherr në stërvitjen e Santosit, Neymar përleshet me djalin e Robinhos appeared first on Telesport.









