Barcelona e Flick si “makinë lufte”; 55 ndeshje radhazi duke shënuar në La Liga

Barcelona e Flick ka plot 503 ditë që iu jep gola tifozëve në La Liga, tashmë ka arritur në 55 ndeshje radhazi duke shënuar. Këto shifra e afrojnë shumë me rekordin absolut të më shumë se një dekade më parë, kur ekipet e Pep Guardiolës, Tito Vilanovës dhe Tata Martinos arritën 63 ndeshje radhazi me gola të shënuar, me një total prej 194 golash. Skuadra e Flick ka tani 141 gola në 55 ndeshje.

Hera e fundit që Barcelona nuk shënoi në La Liga ishte më 15 dhjetor 2024, ndaj Leganés (0-1) në Montjuïc. Që nga ajo ditë, në kampionat nuk ka pasur asnjë ndeshje pa gol të saj. Seria nisi kundër Atlético Madridit në “Metropolitano” (1-2) dhe vijon prej 54 ndeshjesh, deri te fitorja e fundit ndaj Osasuna (1-2).

Në Champions dhe Kupë ka pasur më shumë vështirësi, me disa ndeshje pa gol si ndaj Chelsea (3-0), Atlético (0-2) dhe 0-4 në gjysmëfinale. Barça synon 100 pikë në këtë La Liga, si Real Madridi i Mourinho (2011/12) dhe Barça e Vilanovës (2012/13). Me 4 ndeshje të mbetura, ky objektivi mbetet gjithsesi i vështirë.

The post Barcelona e Flick si “makinë lufte”; 55 ndeshje radhazi duke shënuar në La Liga appeared first on Telesport.