Kendall Jenner ka tërhequr vëmendjen në festën ekskluzive të organizuar nga Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në New York, në prag të Met Gala.
Modelja u shfaq elegante me një fustan të zi minimalist, duke udhëhequr listën e të ftuarve VIP, mes të cilëve ishte edhe nëna e saj, Kris Jenner, si dhe figura të tjera të njohura të modës dhe showbiz-it.
Eventi vjen në një moment kur përfshirja e Bezos dhe Sanchez si bashkëkryetarë nderi të Met Gala-s ka shkaktuar reagime të përziera, madje edhe thirrje për bojkot në New York, shkruan DailyMail.
Pavarësisht kritikave, Anna Wintour ka mbështetur publikisht rolin e tyre, duke e cilësuar Sanchez si një vlerë për eventin.
Met Gala e këtij viti do të mbahet më 4 maj, me temën “Moda është Art”, dhe pritet të mbledhë emrat më të mëdhenj të industrisë së modës dhe argëtimit. /Telegrafi/













