Jennifer Lopez, 56 vjeçe, u shfaq në formë të shkëlqyer gjatë një daljeje në Los Angeles, ku tërhoqi vëmendjen me një set sportiv të ngushtë që theksonte barkun e saj të tonifikuar.
Ajo u pa duke dalë nga palestra, e veshur me bluzë me mëngë të gjata dhe geta, të kombinuara me syze dielli dhe atlete.
Kjo dalje vjen menjëherë pasi u publikua traileri i filmit të saj të ri në Netflix, “Office Romance”, ku ajo luan përkrah Brett Goldstein, yllit të “Ted Lasso”.
Filmi është një komedi romantike që ndjek një lidhje sekrete mes dy kolegëve në punë, shkruan DailyMail.
Lopez ka folur me entuziazëm për bashkëpunimin me Goldstein, madje duke e quajtur atë një nga partnerët më të mirë në skenat e puthjes.
Projekti shënon rikthimin e saj në Netflix, pas disa filmave të suksesshëm në platformë. /Telegrafi/











