Plagoset një person në Prizren, rasti nisi si përleshje

Dy persona janë përleshur ndërmjet vete në Prizren, ku gjatë incidentit njëri prej të dyshuarve e ka plagosur me armë tjetrin.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se të dy janë dërguar për trajtim mjekësor, përcjell Klankosova.tv.

“Dy të dyshuar m/k janë dërguar për trajtim mjekësor për shkak se janë përleshur ndërmjet vete. Gjatë incidentit njëri prej të dyshuarve e ka plagosur me armë të dyshuarin tjetër. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Rasti në hetime”, thuhet në raport.