3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Me këtë rast Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të mbajë panel diskutimi me temën “Ndikimi i profesionit në shëndetin mendor të punonjësve të mediave”, me fillim nga ora 14:00.
Në raportin vjetor të Organizatës Botërore “Reporterët pa Kufij” për vitin 2026, Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, duke u renditur në vendin e 84-të, apo 15 vende më mirë sesa vitin paraprak.









