Tkurrja e popullsisë po shndërrohet në një trend të qartë global, nga i cili nuk bën përjashtim as Shqipëria.
Sipas projeksioneve të OKB-së, deri në vitin 2050, Shqipëria pozicionohet në grupin e vendeve me tkurrje të vazhdueshme të popullsisë, e ndikuar nga emigracioni dhe lindshmëria e ulët, shkruan Tvklan.al, transmeton Klankosova.tv.
Kjo ka nisur të shoqërohet me efekte negative në ekonomi, sidomos në tregun e punës, ku gjithnjë e më shumë sektorë po raportojnë mungesë punonjësish.
Kjo situatë po krijon një presion të dyfishtë ku nga njëra anë ka rritje kostosh për biznesin, dhe nga ana tjetër kufizim të prodhimit dhe investimeve.
Ekspertët theksojnë se pa ndërhyrje konkrete që nisin me politikat për nxitjen e lindshmërisë, te tërheqja e fuqisë punëtore dhe investimet në teknologji, tkurrja e popullsisë rrezikon të kthehet në një pengesë strukturore për zhvillimin ekonomik të vendit.









