Çfarë temperatura na presin të dielën?

Të dielën në vendin tonë do ta mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të arrijnë deri në 17 gradë.

“Parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga 15 deri në 17°C.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare”, thotë IHMK, transmeton Klankosova.tv.