Deklarata e ekspertit amerikan të sigurisë James Carafano për mungesën e angazhimit të Kosovës në partneritetet me SHBA-në, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, i ka cilësuar këto qëndrime si reflektim të një perceptimi më të gjerë në Washington.
Në një video të publikuar në Facebook, Hoxhaj tha se James Carafano është një prej emrave më të respektuar në Washington për temat e sigurisë dhe politikës së jashtme.
“E kam takuar disa herë në SHBA dhe së fundmi në Delphi Forum në Greqi. Qëndrimi i tij që amerikanët janë në kërkim të partneriteteve në rajon, dhe se Kosova ka lëshuar shumë mundësi, është një shqetësim serioz dhe tregon për një përceptim më të gjërë në kryeqytetin amerikan dhe jo vetëm aty”.
Enver Hoxhaj permendi edhe marrëveshjen që e bëri Shqipëria për energjinë.
“Marrëveshja e fundit që e bëri Shqipëria me SHBA, ku nënshkruajti një kontratë të madhe, rreth 6 miliardë në sektorin e energjetikës, tregoj që amerikanët janë të përqendruar në rajon në çështje të energjetikës, të teknologjisë, të sigurisë dhe mbrojtjes dhe Kosova nuk iu është qasur kësaj politike të re amerikane në mënyrën më të duhur strategjike.”, tha Hoxhaj.
Ai ka shtuar se kjo është koha e fundit që Kosova përmes një bashkëpunimi bilateral ta rikthejë, siç tha ai, vëmendjen dhe mbështetjen amerikane dhe mbi të gjitha sigurinë, pavarësinë energjetike, mbrojtjen por edhe sovranitetin tonë ta ketë si prioritet të politikës tonë të jashtme.







