Como-Napoli “zhgënjejnë” tifozët, përfiton më shumë Juventus

Ndryshe nga sa pritej, Como dhe Napoli janë ndarë në një barazim pa gola, në sfidën e luajtur në stadiumin “Giuseppe Sinigaglia”, i vlefshëm për javën e 35-të në Serie A.

Como e nisi vrullshëm takimin, duke rrezikuar që në minutën e 8-të me Anastasios Douvikas, por në fund ishte një nga mbrojtësit e Napolit, i cili reagoi shkëlqyeshëm për ta bllokuar sulmuesin grek.

Në minutën e 30-të, goditja e rrezikshme e Assane Diao ndalet nga Milinkovic-Savic, i cili tregohet i vëmendshëm. Pjesa e parë mbyllet 0-0.

Pjesa e dytë ishte në të njëjtin ritëm si e para. Rasti i parë i rrezikshëm do të ishte ai i minutës së 80-të, ku goditja e Scott McTominay shkon ngjitur me shtyllën e majtë. Në minutën e 84-të, goditja e Matteo Politani përplaset në shtyllën e majtë, duke i mohuar kështu golin anësorit të Napolit.

Sfida mbyllet 0-0. Como renditet në vendin e pestë me 62 pikë dhe me këtë barazim i jep shansin Juventusit të shkëputet akoma dhe më shumë nëse fiton ndaj Veronës. Napoli renditet në vendin e dytë me 70 pikë.

The post Como-Napoli “zhgënjejnë” tifozët, përfiton më shumë Juventus appeared first on Telesport.