Osmani vazhdon fushatën në Ferizaj: Mirënjohëse për bujarinë dhe mikpritjen e përzemërt

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte sot në vizitë në Ferizaj.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka falenderuar familjet Krasniqi, Qerimi dhe Jashari për mikpritjen e ngrohtë.

“Falënderim i sinqertë për familjen Krasniqi, familjen Qerimi, si dhe familjen Jashari që na bënë bashkë me familjet e tyre, me miq e fqinj. Mirënjohëse për bujarinë, mikpritjen e përzemërt dhe atmosferën familjare!”, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë:

Mikpritje siç di Ferizaj!

Falënderim i sinqertë për familjen Krasniqi, familjen Qerimi, si dhe familjen Jashari që na bënë bashkë me familjet e tyre, me miq e fqinj. Mirënjohëse për bujarinë, mikpritjen e përzemërt dhe atmosferën familjare!

Njerëz të mrekullueshëm, zemra të mëdha. Jemi bashkë në çdo sfidë.