Pas dështimit të plotë për këtë sezon, Real Madrid pritet të bëjë ndryshime të shumta në ekip gjatë merkatos së verës. Josep Pedrerol, gazetari pranë klubit madrilen ka zbuluar se drejtuesit e “Los Blancos” do të ndërhyjnë në repartin e mbrojtjes dhe do të bëjnë të paktën tre përforcime.
“Prioriteti i Real Madridit është të përmirësojë skuadrën. Ata do të nënshkruajnë me tre mbrojtës”, zbulon Pederol. Largimi i Dani Carvajal si lojtar i lirë në fund të sezonit, e bën të nevojshme afrimin e një mbrojtësi të djathtë për t’u mos u mbështetur vetëm te Trent Alexander Arnold, i cili nuk është se ka pasur ndonjë sezon të jashtëzakonshëm në fakt, pa harruar këtu edhe dëmtimet e vazhdueshme.
Dëmtimi i Eder Militao, largimi i David Alaba në fund të sezoni dhe forma jo e qëndrueshme e Antonio Rudiger, të gjitha këto të bëjnë të mendosh që Real Madrid dot ë transferojë dy qendërmbrojtës. Disa nga emrate përmendur deri tani ajnë Ibrahima Konate, Nico Schlotterbeck dhe Alessandro Bastoni.
The post “Real Madridi do të nënshkruajë me tre mbrojtës për sezonin e ardhshëm” appeared first on Telesport.









