Si po e trajton Blero gruan e tij shtatzënë?

Këngëtari Blero dhe bashkëshortja e tij, Eronita, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Çifti ka ndarë herë pas here momente nga kjo periudhë e rëndësishme në jetën e tyre.

Eronita ka publikuar së fundmi një përmbajtje në rrjete sociale, të realizuar përmes një skene nga një film i animuar, për të ilustruar mënyrën se si po trajtohet nga bashkëshorti gjatë shtatzënisë, shkruan “Kosovarja”.

Nga ajo që shihet, Blero tregohet mjaft i kujdesshëm dhe i përkushtuar ndaj saj në këtë periudhë, duke reflektuar një raport të afërt dhe mbështetës mes çiftit.