Ish-lojtari i Real Madridit sulmon Simeonen: Sjellja e tij ishte e papranueshme, e turpshme

Steve McManaman, ish-lojtar i Real Madridit, u tregua shumë kritik ndaj sjelljes së Diego Simeones gjatë ndeshjes që Atletico Madridi dhe Arsenali e mbyllën 1-1, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League.

“Mendoj se sjellja e Diego Simeones dhe stafit të tij kur arbitri po përpiqej t’i afrohej monitorit ishte e papranueshme”, – deklaroi ish-lojtari i Liverpool-it në “TNT Sports”, duke iu referuar protestave të Atleticos ndërsa arbitri Danny Makkelie, pas sinjalizimit të VAR-it, po rishikonte penalltinë e pretenduar të Hancko ndaj Eze, e cila më pas u anulua.

McManaman denuncia el comportamiento "atroz y horrible" de Simeone al hostigar al árbitro

Makkelie kaloi 45 sekonda duke analizuar 13 përsëritje përpara se të arrinte në përfundimin se nuk kishte kontakt nga Hancko ndaj Eze. McManaman denoncoi “presionin e vazhdueshëm ndaj arbitrit të katërt” nga lojtarët e Atleticos: “Pasi e jep penallti dhe ka kontakt, nuk është një gabim i qartë dhe i dukshëm. Nuk duhet të kthehesh pas dhe ta gjykosh sërish… Përsëri po flasim për VAR-in. E urrej, e urrej, e urrej. E shkatërron lojën”.

Ish-futbollisti shtoi: “Jam i sigurt që nëse do të ishte në zonën tjetër, Simeone do të kërkonte penallti në mënyrë të pakontrolluar. Sjellja e tij është absolutisht e turpshme”.

Image

The post Ish-lojtari i Real Madridit sulmon Simeonen: Sjellja e tij ishte e papranueshme, e turpshme appeared first on Telesport.