PSG merr lajmin e keq për ndeshjen e kthimit ndaj Bayern. Mungon Hakimi, asgjë serioze për Mendes

PSG fitoi mbrëmë 5-4 ndaj Bayern Munich, në një ndeshje spektakolare, e vlefshme për takimin e parë për gjysmëfinalet e Champions League. Pavarësisht fitores, PSG mori dy lajme aspak të mira nga ky takim.

Për parizienët u dëmtuan Nuno Mendes dhe Achraf Hakimi. Nëse për portugezin nuk ka asgjë serioze dhe do të jetë i gatshëm për sfidën e kthimit ndaj Bayern, për Hakimin nuk do të jetë aspak kështu.

Testet mjekësore të zhvilluara ditën e sotme kanë konfirmuar një dëmtim muskulor në kofshë, ndaj marokeni do të mungojë për sfidën e kthimit, të mërkurën e ardhshme. Mungesa e një lojtari si Hakimi do të jetë problem i madh për PSG-në, pavarësisht se parizienët kanë një ekip të kompletuar. Në ndeshjet e mëdha, Hakimi gjithmonë ka treguar vlerat e tij dhe ka bërë diferencën.

The post PSG merr lajmin e keq për ndeshjen e kthimit ndaj Bayern. Mungon Hakimi, asgjë serioze për Mendes appeared first on Telesport.