Seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, e cila po cilësohet si antikushtetuese, është diskutuar sot në emisionin “Kosova Today”.
Opinionistja Aida Dërguti, tha se kryeministri Albin Kurti po teston sistemin dhe reagimin qytetar me cenimin e rendit kushtetues.
“Kurti është duke testuar sistemin, edhe reagimin qytetar me cenimin që po i bën rendit kushtetues, ndonëse që ka bërë një cenim edhe më të rëndë, atë të pranimit të Aneksit të Ohrit”, tha Dërguti në Klan Kosova.
Pos tjerash, ajo tha se përgjegjësia kryesore për mbajtjen e seancës për presidentin pa kuorum, siç ndodhi mbrëmë, sipas saj, bie mbi kryetaren e Kuvendit, pra Albulena Haxhiut.









