Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri e ka quajtur ofendim për sportin luftarak të karatesë, seancën e mbrëmshme për presidentin e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Ymeri tha se nata e mbrëmshme ishte testim për mundësinë, siç tha ajo, “që të vendoset Republika e Kurtit e që nëse lejohet, të vendoset sistem paralel partiak për Gjyqësor e për çdo gjë që nuk e ka kap ende kopja e zbehtë e Xhaxhit”.
“Mbramë nuk ka qenë karate, është ofendim për sportin për një fushë të cilën rrufitën premtime e para pa punë. Karate ka rregullat e veta. Jeni në Republikën e Kosovës edhe koha e xhaxhit është varrosur”, ka shkruar deputetja.
Gjatë seancës së jashtëzakonshme për çështjen e presidentit të hënën, agjencia e lajmeve Ekonomia Online publikoi një fotografi të mesazhit të deputetit Naim Bardiqi, në të cilën ai sugjeronte se po tentohej të zgjidhej presidenti në formë “karateje”.
“Po e zgjedhim sot karate”, shkruhet në mesazhin e Bardiqit gjatë një komunikimi në WhatsApp.









