Haxhiu fajëson opozitën: Mungesa e tyre prodhon pasoja direkte

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka folur në seancën e thirrur për zgjedhjen e presidentit, seancë kjo e cila është bojkotuar nga opozita.

Lidhur me këtë, Haxhiu tha se mungesa a tyre prodhon pasoja direkte, derisa u shpreh se gjithashtu e shtyen vendin drejt një krize të panevojshme.

“Mungesa e opozitës është një veprim që prodhon pasoja direkte, bllokimin e një procedure kushtetuese dhe shtyerjen e vendit drejt një krize të panevojshme”.

“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka sqaruar këtë çështje në mënyrë përfundimtare “deputetët janë të obliguar që të jenë të pranishëm dhe të votojnë, përveç rasteve kur kanë marrë leje të rregullt paraprake”, tha ajo.