Moderatorja e njohur Marina Vjollca ka ndarë një moment të ëmbël dhe shumë familjar me ndjekësit e saj.
Ajo publikoi një video ku shihet vajza e saj e vogël, Marget, duke e grimuar me shumë përkushtim.
Edhe pse ende në moshë të vogël, duket se Marget po shfaq talent dhe pasion, duke u kthyer në “grimieren personale” të mamit të saj, shkruan Kosovarja.
Marina, e cila prej vitesh mbetet një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar, ka marrë reagime të shumta nga fansat, të cilët janë shkrirë nga ky moment i ëmbël nënë e bijë.










