Nga Mourinho te Klopp, “ankand” gjigantësh për pankinën e Real Madridit

Real Madridi po kërkon një trajner të ri dhe gara duket e kufizuar mes dy emrave të mëdhenj; José Mourinho e Jürgen Klopp. Álvaro Arbeloa nuk ka bindur për të vazhduar, pavarësisht se ka ndjekur udhëzimet e klubit në menaxhimin e skuadrës. Drejtuesit kërkojnë një profil të fortë për të rikthyer në majë ekipin plot yje, që ka zhgënjyer kolektivisht.

Mourinho është i gatshëm për një rikthim në “Santiago Bernabéu”, duke ndjekur shembullin e Zinedine Zidane dhe Carlo Ancelotti. Ai ka marrëdhënie të mira me Florentino Pérez, por rikthimi i tij ndan opinionin e tifozëve pas periudhës së parë plot polemika.

Nga ana tjetër, Klopp aktualisht është pjesë e projektit “Red Bull” si drejtor futbolli. Ai ka dyshime për një rikthim të menjëhershëm në pankinë, sidomos në një ambient kërkues si ai i Real Madridit, por mbetet opsion shumë i fortë.

Në listë janë edhe Didier Deschamps, Massimiliano Allegri dhe Mauricio Pochettino, ndërsa përmenden edhe emra si Unai Emery apo Lionel Scaloni. Vendimi final do t’i takojë Pérezit, por për momentin, “Special One” dhe Klopp janë në “pole position”.

The post Nga Mourinho te Klopp, “ankand” gjigantësh për pankinën e Real Madridit appeared first on Telesport.