Një nga historitë më të pazakonta të futbollit vjen nga rrëfimi i Guglielmo Coppola, ish-menaxherit të legjendës Diego Maradona. Një histori që tregon jo vetëm madhështinë, por edhe karakterin e paparashikueshëm të njërës prej ikonave më të mëdha të futbollit:
“Diego po bëhej gati të nisej për të luajtur Botërorin 1986 dhe më tha: ‘Guille, (ndërsa po shkonim nga Napoli në Romë me një Ferrari, Testarossa, atë që kishte ai), a ma blen një Ferrari?’ Epo, Diego kishte disa teka. E lashë në Romë dhe para se të largohej më tha: ‘Guillermo, e dua me ngjyrë të zezë’. Natyrisht mendova se ishte e pamundur të gjeje një Ferrari në atë ngjyrë.

Arrita të organizoj një takim me Enzo Ferrari dhe ai më tha jo, se Ferrari i zi nuk ekziston. Thërriti inxhinierët dhe ata më thanë po, për 470.000 dollarë. Firmosëm kontratën dhe e zgjidhëm çështjen. Kisha marrë aparatin për të bërë një foto me Enzo Ferrari dhe para se ta bëja i thashë: ‘Diego e do të zezë’. Ai m’u përgjigj duke bërtitur: ‘TË ZEZË? NUK EKZISTON E ZEZA!’
Në fund pranuan. Diego u kthye nga Botërori si kampion bote. Ai erdhi me avion privat dhe unë ia vendosa Ferrarin në mes të pistës. Diego zbriti dhe tha: ‘Jo, nuk mund ta besoj, Guillermo’. I them: ‘Ta ka dhuruar presidenti’. Por kur hipi në Ferrari, mungonte stereoja. Mbylli derën dhe më tha: ‘Coppola, ti dhe Fernandino mund ta fusni Ferrarin aty ku nuk bie dielli’ (qeshi)”.

The post “Ferrari i zi për mbretin e Napolit”; historia e çmendur e Maradonës para Botërorit ’86 appeared first on Telesport.









