Luis Enrique: Ndaj Bayern e vështirë, por PSG mbetet e favorizuar si kampione në fuqi

Në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League që do të luhet të martën në Paris kundër Bayern Munich, trajneri i PSG, Luis Enrique, mendon se vendasit do të jenë favoritë.

Madje ai konfirmon idenë e disa muajve më parë, se PSG është favorite për trofeun dhe se ardhja në katërshe nuk është rastësi. “Nuk shoh askënd më të favorizuar se ne. Nuk kam ankesa për ekipin tim”, tha Luis Enrique.

Më tej, ai tha: “Mund të luajmë më mirë dhe të marrim rezultate më të mira, por jemi gjithmonë të gatshëm të konkurrojmë. E di që ndaj Bayern do të jetë e vështirë, por jemi kampionët në fuqi dhe duam të fitojmë sërish”.

Luis Enrique shprehu besim të plotë në skuadrën e tij: “Unë i besoj këtyre lojtarëve. Skuadra ende ka cilësinë dhe ambicien për të konkurruar në nivelin më të lartë në Champions League”.

The post Luis Enrique: Ndaj Bayern e vështirë, por PSG mbetet e favorizuar si kampione në fuqi appeared first on Telesport.