Më 11 pikë epërsi në renditje ndaj Real Madrid dhe vetëm 5 ndeshje ende për t’u luajtur, Barcelona thuajse ka siguruar titullin kampion në La Liga. Dëmtimi i Lamine Yamal nuk ka për t’i ndalur katalanasit nga trofeu.
“Kanë mbetur gjashtë ndeshje në kampionat dhe duam t’i fitojmë të gjitha. Jemi një ekip dhe nëse mungon një lojtar, duhet të japim edhe më shumë“, deklaroi për mediat trajneri Hansi Flick. Ai është i kënaqur me skuadrën e tij.
“Jemi 11 pikë përpara, por matematika tregon se asgjë nuk është e mbyllur. Këtë sezon kemi patur shpesh luhatje, ndaj duhet përqendrim deri në momentin e fundit, për ta mbyllur me titullin”, deklaroi trajneri gjerman.
The post Flick: Kemi patur shpesh luhatje këtë sezon, përqendrim deri në minutën e fundit për titullin appeared first on Telesport.









